Elia Zaharia shpallet nusja e vitit në Meksikë

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Data 8 Tetor e vitit 2016 do të jetë sigurisht një ndër datat më të rëndësishme të Elia Zaharias dhe Princit të Shqipërisë Leka.

Çifti i tha “Po” njëri-tjetrit, duke kurorëzuar lidhjen e tyre disa vjeçare me një ceremoni madhështore ku kishte të ftuar pjesëtarë të mbretërive nga e gjithë bota.

E mesa duket nusja shqiptare, Elia, paska lënë një shije të mirë, pasi ajo është shpallur nga revista prestigjoze spanjolle “Hola” si “Nusja e Vitit”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Elia në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet e surprizuar për këtë lajm, shkruan Bordo.al.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme