Elvana Gjata publikoi ditën e sotme një fotografi në profilin e saj në “Instagram”, fotografi e cila është shkrepur nga stafi i “Hollywoodit”.
Seti fotografik paralajmëron projektin më të ri muzikor të këngëtares, duke iu bashkuar kështu yjeve të famshëm botërorë.
Fotografja që ka shkrepur fotogafinë që Elvana ka hedhur është Sasha Samsonova, e cila prej vitesh është pjesë e revistave më prestigjioze si, “Vouge”, “Elle” apo Harper’s Bazaar”. Ajo po ashtu ka realizuar sete për motrat Kardashian, Sofie Richie, Kelly Rowland etj.