Emile Heskey shpërndan ushqim për të pastrehët

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 12:53 | Nga

Ish-futbollisti anglez, Emile Heskey, është bashkuar me pasanikun Atif Malik për të shpërndarë ushqim për të pastrehët në qytetin e Mançesterit.

Dyshja kanë themeluar Fondacionin “Emile Heskey dhe Atif Malik” në muajin e kaluar dhe tashmë kanë një staf prej tetë njerëzish që u ndihmojnë për projektin e tyre për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.

Përveç shpërndarjes së ushqimit, ata shpresojnë t’u ndihmojnë të pastrehëve që të gjejnë punë dhe të vendosen nëpër shtëpi, bënë të ditur Manchester Evening News.

“E sheh kur je duke ecur rrugës, por nuk kupton sa keq është derisa e vëren nga afër”.

“Kam zhvilluar një ndeshje futbolli me të pastrehët, ata vinin nga të gjitha vendet, Skocia, Birminghami dhe Liverpuli”.

“Ishte gjë e mirë t’u qëndronim pranë dhe të bisedonim me ta, dhe mbi të gjitha t’i dëgjonim”, ka deklaruar 39-vjeçari Heskey.

Ish-sulmuesi anglez edhe në të kaluarën është angazhuar për t’i ndihmuar të pastrehët. Ai ka shpërndarë ushqim për me ndihmën e organizatës Midland Langar Seva, e cila ushqen 200 njerëz në Birmingham çdo natë.

Të ngjashme