Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj shihen së bashku në dasmën e Labit

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 13:17 | Nga

U bënë disa muaj tashmë që Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj përfliten për një lidhje dashurie. Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar romancën, të shumta janë herët që “janë kapur mat” nga paparacët.

Pak ditë më parë, Eni dhe Genci publikun bashkëpunimin e tyre të fundit “Vetëm ti”, pas të cilit i shtuan edhe më shumë dyshimet për lidhjen e dashurisë.

Sa më shumë vazhdojnë ta ruajnë për vete këtë pjesë private, aq më shumë duket sikur ndiqen dy këngëtarët. Si mbrëmjen e sotme, kur sërish janë kapur mat.

Eni dhe Genci janë fotografuar pranë njëri-tjetrit, ndërsa po hyjnë në ambientin ku zhvillohet dasma e Labinot Gashit dhe partneres së tij Qëndresa Bajrami.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme