Enis Bytyqi mohon të jetë pjesë e “On Records”, me rastin po merret gjykata

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 15:21 | Nga

Para pak javësh lajmi.net bazuar në burime të veta ka raportuar se këngëtari Enis Bytyqi është larguar nga kompania “On Records”.

Atë ditë pas tentativave të shumta, ishte e pamundur që të biem në kontakt me këngëtarin por tashmë ish menaxheri i tij, Mehmet Elshani, e kishte mohuar një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.

Njësoj veproj edhe sot kur lajmi.net e ka pyetur sërish për largimin e Enis Bytyqin nga labeli i tij, menjëherë pasi që kemi hasur në detaje se këngëtari i njohur në projektin e fundit ‘’Unë për ty’’ ka bashkëpunuar me dikë tjetër.

“Jo, kemi një marëveshje interne me të. Ai do vazhdoj karrierën e tij artistike si don ai. Është ende në kontratë me On Records’’ tha para disa orësh Elshani.

Mirëpo vetë Enis Bytyqi pas një prononcimi për lajmi.net e mohon kategorikisht se vazhdon të jetë pjesë e ‘On Records’.

Ai për lajmi.net tha se me këtë çështje po merret gjykata dhe se ai ka kohë që nuk ka kontakt me palën tjetër. Këtë po e bëjnë avokatët

‘’Jemi nda dhe jemi me procedurë gjyqësore. Ai le ta quaj si të dojë. Ka kohë që nuk flas me ta, vetëm avokati im po merret me këtë çështje. Ne kemi interesa të ndryshme dhe nuk jemi nda keq mirëpo i kemi lajmëru avokatët që të bisedojnë me shkëputjen e kontratës që kemi’’, ka thënë Enisi për lajmi.net

I pyetur nëse ka hasur në ndonjë vështirësi duke pasur parasysh se ai ka pasur një kontratë afatgjate të nënshkruar, Enisi tha se ka qenë një punë biznesi jo diçka private dhe se të dya palët kanë vepruar në mënyrë profesionale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme