Era Istrefi bëhet zeshkane (Foto)

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 09:30 | Nga

Era Istrefi ka vendosur që ta ndërrojë paksa dukjen e saj dhe të vijë ndryshe për fansat e saj të shumtë.

Jemi mësuar që këngëtaren shqiptare më famë botërore në kohët e fundit ta shohim si bionde.

Mirëpo, ajo ka vendosur që të bëhet zeshkane, së paku duke u bazuar në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.

“Vetëm një hap larg të bërit krejt zeshkane. Çfarë mendoni ju?”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Karriera e saj në muzikën botërore sapo ka nisur ngritjen, prandaj Era duhet t’i kushtojë vëmendje edhe imazhit.

Sa i përket muzikës, balada e saj “Redrum” është duke u pëlqyer në masë të madhe dhe numëron rreth 15 milionë shikime në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme