Era Istrefi dërgohet urgjent në spital, operohet

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 13:34 | Nga

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Era Istrefi, ka pasur dhimbje të forta në bark e si pasojë është dërguar në spital me urgjencë.

Pas kontrollit, mjekët atë e kanë dërguar menjëherë në sallën e operacionit. Ata kanë konstatuar se Istrefi ka pasur probleme me apendisitin.

Era nuk e ka bërë të madhe këtë dhe ka sqaruar fansat e saj se është mirë dhe se operacioni ka kaluar me sukses.

Përmes publikimit të një videoje, e cila nuk e ka shfaqur fytyrën e saj, në Instagram Story, Istrefi ka treguar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, se ka operuar apendicitin. Po ashtu, ajo ka treguar edhe se është mirë dhe se së shpejti do t’i kthehet muzikës me këngë të reja.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme