Era Istrefi tregon si u aksidentua në Brezovicë

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 01:59 | Nga

Këngëtarja Era Istrefi ka pësuar një aksident, ndërsa bënte pushime në Brezovicë.

Ajo ka postuar në Instagram një foto të këmbës së saj të fashuar dhe në allçi, duke i paralajmëruar të gjithë të bënin kujdes në borë.

 

https://www.instagram.com/p/BPC6tfuhBya/?taken-by=strefie&hl=en

“Bëni kujdes me gjithë këtë borë dhe akull”, shkroi ajo në Instagram, çka i shqetësoi fansat.

Për t’i qetësuar ata, këngëtarja reagoi në një postim në Instagram ku shkroi se është mirë dhe se po bëhet më mirë duke pushuar.

“Njerëz jam mirë. Po pushoj dhe po shërohem. Ju falënderoj për mbështetjen dhe dashurinë”, shkroi ajo në Snapchat.

Era Istrefi tashmë numëron një numër të madh adhuruesish, pasi kënga e saj “Bonbon” u bë fenomen. Që atëherë, gjithçka ndodh me Erën përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale. Në shkurt të vitit që shkoi, Era postoi një foto në Instagram ku shkruante “Kështu ju njoh unë nga parajsa”.

Kjo i bëri fansat të besonin se Era ishte ndarë nga jeta. Edhe këtë herë, Robert Berisha, kunati i Erës u detyrua të shpjegonte se Era është mirë dhe mbi të gjitha gjallë dhe se “RIP Era Istrefi” kishte kuptimin “Roberti Is Perfect” (“Roberti është perfekt”) duke vënë në lojë çmendurinë e fansave që shkruanin “RIP Era” (“U prehsh në paqe Era”).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme