Era ka bërë ndryshime

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 14:11 | Nga

Karriera e saj mori një kthesë të papritur. Kënga saj po korrte sukseset në skenën muzikore vendore por kjo nuk përfundoi me kaq. Muzika e saj filloi shtrirjen edhe më gjerë.

Është fjala për këngëtaren Era Istrefi e cila kohëve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar nëpër intervista dhe koncerte të njëpasnjëshme, gjithashtu duke punuar në projektet e saja muzikore në shtetet e bashkuara të Amerikës.

Këtë rrugëtim të saj këngëtarja e ndan me fansat e saj vazhdimisht duke postuar fotografi në profilin e saj në Instagram.

E në fotografinë e fundit të postuar nga ajo,e shohim Erën pak më ndryshe, me sy të kaltër dhe që duket për mrekulli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme