Era mezi e pret hapjen e Botërorit

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 17:09 | Nga

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi, thotë se mezi e pret hapjen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Era bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith kanë realizuar bashkëpunimin “Live It Up”, që do të jetë himni i kampionatit të sivjetmë. Producenti i këngës është muzikanti amerikan Thomas Wesley Pentz alias DJ Diplo.

Të tre artistët do ta interpretojnë këtë këngë në finalen e Kupës Botërore të Futbollit 2018.

“Pak minuta para se të dy finalistët të hyjnë në fushë në ndeshjen më 15 korrik, ata do të ndezin 80.000 tifozë në stadiumin olimpik Luzhniki në Moskë dhe afërsisht një miliardë njerëz që do ta ndjekin ndeshjen në televizor”, thuhet në një deklaratë për shtyp të FIFA-s.

Në anën tjetër, Era Istrefi ka shprehur gëzimin që ka bashkëpunuar me yje botërore dhe se mezi pret hapjen e Botërorit

“Puna me artistë të talentuar si DJ Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, të cilët i admiroj shumë, më ka dhënë kënaqësi. Mezi po pres që të fillojë Kampionati Botëror i Futbollit”, tha ajo, raporton dw.

Në Kupën e Botës 2014, kënduan Pitbull dhe Jennifer Lopez “We Are One (Ole Ola)”, kurse në finalen e 2010-ës Shakira këndoi këngën “Waka Waka” (This Time for Africa).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme