Era prezanton selfien përkrah Ronaldinhos, nuk mungojnë as Jam dhe Smith

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 17:43 | Nga

Era Istrefi kohëve të fundit ka qenë shumë e angazhuar dhe jo pa arsye.

Pas publikimit të versionit audio të projektit “Live it Up”, këngëtarja nga Prishtina preku majen e botës duke qenë zëri kryesor i Botërorit që do të zhvillohet në Rusi.

Dhe, versionit audio natyrisht që do t’i bashkëngjitet videoklipi i cili ka kohë që ka nisur të xhirohet dhe si duket tashmë është drejt përfundimit.

Vet Era Istrefi ka publikuar një foto selfie me protagonistët dhe kastin prapa xhirimit të klipit.

Era shihet në prani të Ronaldinhos teksa mban sytë mbyllur, e ku shihet një miqësi e saj me yllin brazilian të futbollit.

Ndërkaq, aty afër është edhe superylli latin, Nicky Jam, kurse selfien e realizon aktori e këngëtari amerikan, Will Smith.

“Live it Up” tashmë është shndërruar në një hit të padiskutueshëm të Botërorit me zërin e Erës që dominon këngën, e që do të na shoqërojë për një muaj të gjatë të ngjarjes më të madhe sportive të vitit.

View this post on Instagram

A legendary selfie? #liveitup #worldcup2018

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme