Erëza Vela: Kam ambicie politike, por jo në këtë kohë

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 15:16 | Nga

Ish-moderatorja e emisionit “Ekonomia me Erëzën”, Erëza Vela, ka sqaruar se nuk e ka ndërmend, së paku tani për tani, të aderojë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Vela, emri i të cilës u përmend dje, se pritej të bënte publik kalimin në PDK, së bashku me kryeredaktoren e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka shkruar në faqen e saj në Facebook se ka ambicie politike, “mirëpo jo në këtë kohë e as në këtë skenë politike, ku hapësira e vetme që iu jepet njerëzve të rinj është buja mediale, kryesisht negative”.

Ekonomia Online ka kontaktuar dje Velën në telefon, por ajo nuk është përgjigjur.

Postimi i plotë (e sjellim pa ndërhyrje, megjithë gabimet e shumta gjuhësore):

Meqe demanti kurre nuk e arrin efektin e lajmit, po e shoh te rruges me e perserit ketu ne fb, ate qe e thashe per disa medie dje:

Une nuk kam aderu dhe nuk do te aderoj ne PDK! Pike.

Une kam ambicie politike, mirepo jo ne kete kohe e as ne kete skene politike, ku hapesira e vetme qe u jepet njerezve te rinj eshte buja mediale, kryesisht negative. Mos te flasim per grate, qe vazhdojne te jene vetem domosdoshmeri e kuotes. Nese une ndonihere hy ne politike, hy me vizion dhe plan te qarte per punen qe kam me e be, e besa edhe me kerkesa strikte qe me kishin fuqizu me e e kry ate pune. Une nuk di e as nuk du ndryshe. Edhe me thone te drejten, nuk i kuptoj ata qe ia mesyjne kesaj rruge, ne rolin e gjithologut te pakoke, pa synim te caktum zhvillimor. Bé po boj, une edhe ne Gerrmi kur dal me nga, e di sakte ciles rruge kam me i ra e sa km kam me i bo, se perndryshe mali te han e mbetesh edhe pa nga edhe pa u kthy n’shpi.

Une jam shume mire ketu ku jam, tu i shqyrtu disa mundesi akademike dhe tu u marre me biznesin tim privat, te cilin e kam kriju tash e 5 vjet, e i cili u jep rroga 17 personave. Po ky biznes, per ju deshtake te tipit “gazetar medioker – politikan servil – portal i deshtuar” qe ne shkrimet e juaja meriten time te karrieres i’a dhate pamjes time te jashtme, per 5 vite ka pagu 300mije euro tatime dhe ka arrit me kriju emision televiziv totalisht te pavarur, te cilin ju e keni anderr te parealizuar te jetes, plaget e te ciles i sheroni duke dal si “analiste” ne emisione te huja televiziv. Po, qe ka thone ai i mocmi: une hajt bukurine, po ti oj qyqe cka! U nime, cmimin 30 euro per emision!

Boll u morra me kete pune. Nuk ia vlen me shume. Mpuq e keni edhe ju qe ma keni uru “aderimin” edhe ju qe me keni sha. E tash tung, se e heka edhe kete gajle ?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme