Ermali lavdëron Erën (Foto/Video)

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 13:51 | Nga

Ermal Fejzullahu ka publikuar një fotografi të përbashkët me Era Istrefin, të cilën e konsideron si një këngëtare të veçantë.

“Një dhe e vetme, Era Istrefi”, ka shkruar Ermali në përshkrimin e fotografisë.

Sa i përket muzikës, Istrefi tashmë po ndërton karrierë ndërkombëtare. Në fund të muajit shkurt, ajo publikoi këngën e re, “Redrum”, që është shikuar afro 12 milionë herë në YouTube.

Ndërsa Ermali në fillim të muajit shkurt e publikoi bashkëpunimin, pikërisht me motrën e Erës, Norën, me titull “Hije” që ka arritur 6.5 milionë shikime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme