Familja dhe i dashuri në betejë për pasurinë e majme të George Michaelit

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 13:59 | Nga

Familja dhe i dashuri kanë pasur dashuri të vërtetë për këngëtarin George Michael, por dy palët janë përfshirë në një betejë për pasurinë e yllit të ndjerë që llogaritet të jetë 105 milionë funte.

Në një anë janë motrat e Georget, Melanie dhe Yioda, së bashku me kushëririn e tij Alex Georgiou, i cili punoi si shofer i këngëtarit. Këta familjarë kanë thënë se do të mbrojnë çdo gjë të “Yog”, nofkë që e përdorte familja për George Michaelin.

Në anën tjetër është Fadi Fawaz, 44-vjeçar, i dashuri i këngëtarit britanik. Ai është përfshirë në procesin e testamentit të Georget dhe do të parandalojë që pasuria t’i merret lehtë.

Edhe pse familja është ende në zi, Fadi nisi një seri të sulmeve rreth familjarëve të Georget përmes rrjeteve sociale. Ai i përshkroi si “krijesa vdekjeprurëse” dhe kërcënoi se do të jetë i rrezikshëm nëse provokohet, raporton Daily Mail.

Ai jeton në shtëpinë 6 milionëshe të George Michaelit në Londër dhe vazhdimisht është ankuar për keqtrajtimin që ia bën familjarët e këngëtarit.

Edhe pse nuk dihet nëse ka të drejtë të mbetet në atë shtëpi, Fadi është i vendosur që të jetojë aty, ndërsa familjarët duan ta largojnë. Së fundmi ka shitur një veturë Range Rover që thuhej se ishte dhuratë nga George Michael. Veturën ai e shiti sepse nuk kishte para.

Ai tani ka filluar të deklarojë se pas vdekjes, përgjegjësit e pasurisë së këngëtarit ia bllokuan kartat e kreditit dhe nuk e lejuan të shkonte në shpinë tjetër të Georget në Goring-on-Thames të Oxfordshire.

Burimet e afërta me përgjegjësitë e pasurisë së George Michael kanë thënë se e kanë trajtuar shumë mirë Fadin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme