Faton Shoshi flet për herë të parë për lidhjen me Erën

Prishtinë | 23 Dhj 2017 | 19:33 | Nga

Edhe pse kurrë nuk e pranuan publikisht se janë në një lidhje duket se gjithçka ka marrë fund mes Era Istrefit dhe Faton Shoshit.

Shoshi nuk është më menaxheri i këngëtares dhe për këtë temë sot ka folur për herë të parë në “Thumb”.

“Kemi pasur disa mosmarrëveshje të vogla kështu që vendosëm që të ndajmë rrugët. Ajo ka vendosur të ndjekë rrugën e saj, unë timen. Mosmarrëveshjet nisën tek kënga “Redrum”. Ata donin që të bënim muzikë ndërkombëtare, unë doja diçka tjetër”, është shprehur ai duke shtuar se kanë mbetur vetëm miq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme