Fëmijët e Angelina Joliet ndjekin hapat e saj

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 15:37 | Nga

Shiloh dhe Zahara kanë vendosur që të ndjekin hapat e mamasë së tyre.

Bëhet fjalë për yllin e Hollywoodit Angelina Jolie e cila duket se ka vendosur që fëmijët e saj t’i marrë me vete në prezantimet apo projektet e rëndësishme.

Këtë të shtunë Angelina është prezantuar në ceremoninë e Annie Awards 2018 në Los Angeles nën shoqërinë e dy fëmijëve të saj, veshja e të cilëve ishte e mrekullueshme, njësoj si mamaja e tyre, transmeton tch.

Kujtojmë që edhe pak ditë më parë aktorja e famshme ishte së bashku me dy fëmijët e saj në një kamp refugjatësh, ku i prezantoi ato me fëmijët sirianë të cilët kanë humbur të afërmit e tyre për shkak të luftës.

Prezantimi i yllit të Hollywoodit nën shoqërinë e fëmijëve, vjen pas deklaratave të saj se tashmë ka ardhur koha që gjithë kohën ajo ta kalojë me ta dhe ti përkushtohet totalisht, duke larguar thashethemet për praninë e një partneri në jetën e saj që pas divorcit me aktorin Brad Pitt.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme