Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër “Klithmë”

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 14:31 | Nga

Kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër “Klithmë” të regjisorit Korab Lecaj, film ky që pritet të jetë gati në fillim të vitit 2018, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

‘Klithmë’ me skenar nga Korab Lecaj dhe Hazir Haziri flet për Dinin, një burrë 35 vjeç, i martuar me Shpresën prej pesë vitesh.

“Raporti ndërmjet këtij çifti, në shikim të parë duket i shëndosh, por në fakt, “çarja” e lidhjes ndërmjet tyre fillon të vërehet me ndryshimin e sjelljeve të Dinit. Me ardhjen e Danit zbulohet se çfarë i ka ndodhur Dinit gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Aktorët që luajnë në këtë film janë: Hazir Haziri, Ariola Demiri, Arbnesha Nixha, Alban Zogaj etj.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike ‘Land Media’ me producent Besar Zahiti, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme