Filmi Recollection vjen të premten në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 16:33 | Nga

Me 13 Tetor prej ora 19:00 në Kinema “Jusuf Gervalla” në Pejë vjen filmi Recollection me regji të Art Haxhijakupi.

Filmi Recollection është film eksperimental i prodhuar në vitin 2017 i cili vë në pah jetën e kosovarëve gjatë viteve 90-të krahas regjimit të Milosheviqit dhe superioritetit te atëhershëm të komunitetit serb në Kosovë.

Autori i filmit, Art Haxhijakupi, përdorë materiale nga arkiva familjare e viteve 90-të në Pejë duke ndërtuar një tregim të ndërlikuar përmes së cilit elemente nga historia e diskursit politik, pop kultura, nacionalizmi dhe ideali kombëtar ofrojnë nje qasje të re ndaj interpretimit të së kaluarës dhe kujtesës kolektive.

Temat e ndërlidhura të këtij filmi u themeluan dhe shtjelluan paraprakisht në kuadër të një projekti akademik gjatë viteve 2015-16, ndërsa në fillim të vitit 2017 u adaptuan në format filmik.

Ky film  është shfaqur fillimisht në festivalin e filmit Dokufest në Kosovë, kurse së fundi u prezantua në Londër në kuadër të programit për studime shqiptare “Alexander Nash” në universitetin me renome botërore University College London.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme