Funerali i Aviciit do të jetë privat

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 16:50 | Nga

Avicii do të varroset privatisht.

DJ suedez, i cili u gjet i vdekur në muajin prill në moshën 28-vjeçar, do të varroset në qytetin e tij të lindjes, Stokholm, me vetëm të afërmit e tij të cilët do të marrin pjesë në këtë rast, transmeton Klan Kosova.

Familja e Avicii më parë lëshoi një deklaratë për të folur rreth funeralit privat të Tim Bergling.

“Familja e Bergling tashmë ka konfirmuar se funerali do të jetë privat në prani të njerëzve që ishin më të afërt me Avicii”.

“Ata me mirësi kërkojnë që mediat të respektojnë këtë. Nuk ka informata shtesë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme