Gafa e aktores Sofia Vergara…

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 22:37 | Nga

Mes yjeve që prezantuan çmimet “Golden Globe” për këtë vit ishte zgjedhur në një rol të pazakontë dhe të sikletshëm edhe Sofia Vergara.

Aktorja e famshme e “Modern Family” u bë protagoniste e një gafe (me gjasë e qëllimshme) teksa foli për “traditën vjetore” të “Golden Globe”.

Ajo ngatërroi fjalën “Annual”, që në shqip përkthehet “vjetore” me fjalën “Anal”, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Gjithsesi, gafa nuk e sikletosi aktoren, e cila vazhdoi deri në korrigjimin e saj duke zgjedhur të tjera fjalë për të treguar se bëhej fjalë për një “traditë që zbatohej çdo vit” në “Golden Globe”.

Gjithsesi, e gjithë kjo ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar si një shaka të hidhur të organizatorëve të këtyre çmimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme