George Clooney përfshihet në një aksident të rëndë me motor (Video)

Sardenjë | 11 Kor 2018 | 15:07 | Nga

George Clooney ka qenë protagonist në një aksident të frikshëm të martën në Sardenjë, ku është përplasur me motorin e tij me një makinë, duke bërë një fluturim disa metra në ajër.

“Tani po merr veten në shtëpinë e tij dhe do të jetë në rregull”, tha zëdhënësi i tij, Stan Rosenfield për Associated Press.

Rezultate imazhesh për george clooney

Pamjet e kapura nga një kamera sigurie aty pranë tregojnë një makinë tip Mercedes që del papritur në korsinë e aktorit amerikan dhe ai përplaset “kokë më kokë” ndërsa një motor tjetër arrin të shmanget në kohë. Spitali rajonal në lokalitetin Olbia konfirmoi se Clooney u shtrua atje për disa orë dhe më pas u largua.

Sipas medieve lokale aktori amerikan ndodhej në ishull për të xhiruar një serial dhe madje në ato momente po shkonte pikërisht në sheshxhirim. Ai është gjithashtu vizitor i rregullt në Itali, pasi ka një shtëpi në liqenin e Komos dhe është martuar në Venecia në vitin 2014 me avokaten e të drejtave të nejriut, Amal Clooney.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme