Getinjo e Mozzik largohen nga On Records

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 13:03 | Nga

Reperi Getinjo ka njoftuar se së bashku me vëllanë e tij Mozzik, janë larguar nga studioja muzikore On Records.

Në një njoftim në Instagram, Getinjo ka shkruar se këngët e tyre të publikuara sa ishin pjesë e kësaj studioje janë fshirë nga kanali në YouTube, duke mos bërë të ditura arsyet e këtij largimi.

“Njerëz të dashur, deshtëm me ju informu që unë Getinjo dhe vëllau im Mozzik nuk jemi më pjesë e On Records. Këngët tona janë fshirë nga kompania në fjalë, i falënderojmë për punën e përbashkët gjatë këtyre viteve. Vlera jonë nuk do të shuhet asnjëherë do të shihemi së shpejti me këngë të reja. Ju duam”, ka shkruar Getinjo në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme