Gruaja e Medës vesh bluzë me kryq, e kritikojnë ashpër fansat e burrit

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 12:00 | Nga

Këngëtari Mehdin Përgjeqaj me familjen e tij janë simboli i një portreti familjar perfekt që lakmohet nga shumë persona.

Si rrjedhojë, edhe komentet e shumta të fansave gjithmonë kanë qenë tejet pozitive duke i uruar çiftit dhe fëmijëve çdo të mirë në jetë.

Por, ka qenë një foto që po qarkullon në rrjete sociale shkaku i një debati të ulët mes fansave që kanë kritikuar bashkëshorten e këngëtarit për bluzën me kryq në të.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë pyetur se si mund të ndodh diçka e tillë me gruan e këngëtarit që ka kënduar edhe ilahi.

Këtij debati tejet të ulët të mbështetur në paragjykime mediokre, këngëtari nuk ka preferuar t’i përgjigjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme