Hiti i “Babastars” kopjohet nga këngëtari bullgar

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 14:34 | Nga

Hiti i verës së 2016-ës ka qenë ndër më të suksesshmit e grupit Babastars dhe ndër këngët më të kërkuara e të kënduara nga të gjithë në koncertet e reperave. Miliona klikimet e këngës në YouTube janë përkthyer në pëlqime jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por edhe më gjerë.

Mediat shqiptare kanë zbuluar së fundi se “Ajo” është në vijë melodike nga dy këngëtarë bullgarë, Boris Dali dhe Elena Velevska, të cilët kanë publikuar pak kohë më parë këngën “Shte si moya.”

Nëse e dëgjoni me kujdes, vija melodike është e njëjta, por nëse të gjithë menduan se është një vjedhje e rastit, siç ndodh rëndom mes nesh, në të vërtetë në përshkrimin e këngës bullgare shkruhet e zezë mbi të bardhë se muzika mban emrin e Getoar Selimit. Kreditet dhe autori origjinal i këngës është shënuar, kështu që nuk ka vend për asnjë dyshim.

Duket, “Ajo” nuk i pëlqen vetëm Getit, Majkut e publikut shqiptar. Këtë e ka nuhatur edhe produksioni bullgar, që me siguri vijon ta kërcejë njësoj si ne.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme