Iggy Azalea “bllokon” internetin me këtë foto

Prishtinë | 13 Dhj 2017 | 13:58 | Nga

Iggy ka mohuar publikisht thashethemet se ajo i rriti të pasmet e saj me anë të ndërhyrjeve kirurgjike.

Këto ditë, Iggy Azalea i shfaqi linjat e saj të famshme, duke nxjerrë në Instagram një fotografi pothuajse erotike. Reperja 27 vjeçare e hitit “Beg for It”, fokuson belin e saj teksa mban veshur një bikini të vogël, që respekton linjat e saj të bollshme.

“Diku gjithmonë ka diell”, komenton ajo foton e saj të nxehtë.

Me sa duket ajo është në plazh dhe prej andej i ka kënaqur ndjekësit e saj, gjë që e tregojnë mbi 350 mijë pëlqime dhe 6000 komente që mori në më pak se 24 orë.

Iggy pak kohë më parë dhuroi spektakël me linjat e saj trupore, në një video të nxehtë të publikuar në Instagram, teksa po bënte “twerk”. Disa nga fansat vërejtën se ajo kishte bërë ndërhyrje kirurgjike.

https://www.instagram.com/p/BcnIK6Sn-fF/?taken-by=thenewclassic

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme