Iggy Azalea thotë se miqtë e ndihmuan për menaxhimin e problemeve mendore

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 15:35 | Nga

Ylli i muzikës, Iggy Azalea, ka folur hapur për kohën kur miqt dhe menaxhmenti ja ofruan ndihmën për të tejkaluar problemet mendore.

Reperja ka konfirmuar e ajo ka pasur nevojë për ndihmë në menaxhimin e frustrimit dhe shëndetit mendor.

Duke folur për Billboard, 27 vjeçarja tha se ajo kurrë nuk ka pasur biseda të sinqerat me njerëz profesionistë, por me miq e familjarë.

Artistja australiane pritet të kthehet në skenën muzikore me lansimin e albumit të saj të dytë, “Surviving the Summer” më vonë gjatë këtji viti.

Iggy, e cila së fundmi ju bashkua menaxhmentit të Demi Lovatos ka vlerësuar Demin si një përkrahje të fortë.

“Nëse jam e sinqertë, njerëzit e vetëm që ishin aty për të më ndihmuar ishin Quavo, kesha dhe Demi. Të gjithë të tjerë janë sjellë thua se unë nuk ekzistoj”, u shpreh Iggy kohë më parë.

Iggy së fundmi lansoi projektin shumë të suksesshëm, “Savior” në bashkëpunim me Quavon nga Migos, që do të jetë pjesë e albumit të ri që Iggy ka thënë se është mjaft personal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme