“Ike” kënga më e re nga Alban Ramosaj

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 15:29 | Nga

Alban Ramosaj është artist shumë i dashur për publikun.

Ai nuk është shumë aktiv me projekte muzikore, por së fundi ka njoftuar për një të tillë, shkruan lajmi.net.

Pas disa muajsh pauzë nga kënga e fundit, Albani ka vendosur të punojë edhe një këngë të re, e cila mban titullin “Ike”, por nuk e zbulon datën e publikimit.

Bazuar në fotografitë përmes të cilave këngëtari ka njoftuar për këngën, nënkuptohet që do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Albani është “Bitchi Mesnatës”, këngë kjo me videoklip që përmban pamje eksplicite.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme