Imazhet e Dua Lipës në muret e Hong Kongut

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 18:02 | Nga

Fama e saj ka arritur në çdo skaj të botës.

Imazhet e zgjedhura për t’u bërë murale në një lagje të Hong Kongut janë pikërisht ato nga klipi “IDGAF”, shkruan lajmi.net.

Këto grafite janë publikuar në rrjete sociale, si dedikim për të gjithë fansat e këngëtares në Hong Kong.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua është “One Kiss”, këngë kjo në duet me Calvin Harris, që po pritet mirë në publik.

Ndërsa, të shtunën Dua do të performojë në finalen e “Champions League”, në ndeshjen mes Real Madrid dhe Liverpool.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme