Ish-i dashuri i Kylie Jenner pretendon atësinë e vajzës

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 14:24 | Nga

Kylie Jenner solli në jetë vajzën e saj, Stormi, para disa ditësh. Por momentet e bukura për të nuk zgjatën shumë, pasi ish-i dashuri i saj Tyga, pretendon së është babai i vogëlushes dhe ka kërkuar të kryhet analiza e ADN-së.

Tyga është shprehur se nëse rezultati i ADN-s del pozitiv ai do të marrë të gjitha përgjegjësitë për të qenë një baba i mirë.

Kjo nuk është hera e parë që ai shfaq këto pretendime pasi edhe kur u mor vesh shtatzënia e Kyliet ka aluduar se fëmija ishte i tij.

Tyga dhe Kylie janë ndarë në prill të 2017-ës, por pretendohet se midis tyre ka pasur marrëdhënie intime deri para 9 muajsh.

Image result for kylie jenner tyga

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme