Johny Depp “kërcënon” Trumpin me vrasje

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 12:55 | Nga

Aktori Johnny Depp nuk është rezervuar që në mes të një shakaje të kërcënojë me vrasje Presidentin amerikan, Donald Trump.

Aktori hollywoodian mori pjese ne Festivalin Glastonbury në Britaninë e Madhe, ku u shfaq për publikun filmi i tij, i vitit 2004 “The Libertine”.

“A mund ta sillni Trump këtu?” i kërkoi ai audiencës. “Ju e keqkuptuat plotësisht, më thoni kur ka qenë hera e fundit që një aktor ka vrarë një president?”, ju drejtua Depp pas kundërshtive të publikut.

Ylli i kinemasë pranoi se komentet e tij do të diskutoheshin e do të ngjallnin polemika.

Pasi përfundoi deklaratat Depp u mendua dhe kuptoi se deklarata e tij do të jetë në të gjitha mediat , menjëherë nxitoi të thoshte se ai nuk kishte insinuuar asgjë.

Por ai nuk është i famshmi i parë amerikan që aludon për vrasjen e presidentit Trump. Në Uashington, Madonna tha se ajo mendonte “të hidhte në erë Shtëpinë e Bardhë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme