Jonida Maliqi flet për herë të parë për divorcin

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 20:12 | Nga

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është përfolur kryesisht gjatë karrierës së saj, vetëm për projektet që kanë lidhje me muzikën, apo biznesin që ajo zotëron. Kjo gjë ka ndodhur kështu sepse Jonida ka dashur që karriera e saj të ishte pika kryesore e lajmeve. Maliqi rrallëherë ju ka dhënë shkas mediave që të shkruajnë për jetën e saj private.

Por gjithsesi, ky vit që po lëmë pas nuk ka qenë i lehtë për artisten. Jonida i dha fund martesës së saj, pas 17 vitesh lidhje. Por e tillë është jeta në fund të fundit.

Shumica prej nesh dëshirojmë që lidhja apo martesa të zgjasë përgjithmonë, por kur diçka nuk funksionon, ndarja me mirëkuptim është zgjidhja.

Jonida deri më sot nuk kishte preferuar të fliste për divorcin. Por e ftuar në “Top Albania Radio”, Jonida ka folur për herë të për ndarjen nga bashkëshorti.

“Në momentin që pretedon të nisësh një marrdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”,-është shprehur Jonida.

Këngëtarja ka vazhduar më tej duke u shprehur se prioriteti i saj është vetëm djali, Dani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme