A ka Marina operacione estetike?

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 18:15 | Nga

Marina Vjollca nuk ka shpëtuar nga akuzat që kohët e fundit kanë përfshirë shumë personazhe të njohur. Operacionet estetike, një prej debateve më të nxehta në rrjet, kanë lakuar edhe moderatoren e njohur të ekranit, e cila në ato pak raste kur ka folur për këtë pjesë, ka thënë se është e gjitha natyrale. Por ka akoma skeptikë që mendojnë se edhe Marina ka bërë disa ndërhyrje të vogla për të përmirësuar pamjen e saj.

Ndërsa Skerdi Faria, ai që të gjithë e njohin si doktori i VIP-ave, e di shumë mirë që Marina është e gjitha natyrale.

Skerdi ka postuar një foto me Marinën në Instagramin e tij dhe shkruan se është gati të përballet ashpër me këdo që e akuzon Marinën për ndërhyrje estetike.

“Kush thotë që Marina ka bërë operacione estetike, ia thyej brinjët me këmbët e karriges… Smirushat, shhhhtttt! Vë putrën në zjarr që është TOTALISHT BIO”,- shkruan Skerdi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme