Ka vdekur këngëtari i njohur francez Johnny Hallyday

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari më i njohur i muzikës rok në Francë, Johnny Hallyday, ka vdekur në moshën 74 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit të mushkërive.

Hallyday i ka shitur më tepër se 100 milionë albume dhe i ka mbajtur më se 50 turne madhore, prej vitit 1960, kur e kishte koncertin e tij të parë profesional.

Raportohet se ai ishte i inspiruar nga këngëtari amerikan, Elvis Presley.

Në Francë, ky këngëtar ishte një personalitet shumë i rëndësishëm i kulturës, prandaj për vdekjen e tij ka njoftuar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot herët në mëngjes.

Këngëtari Johnny Hallyday “e ka sjellur një pjesë të Amerikës në panteonin tonë kombëtar”, tha presidenti Macron.

I njohur thjesht me emrin Johnny, ai ishte lindur në Parisin e okupuar nga nazistët, më 15 qershor të vitit 1943, nga babai nga Belgjika dhe nëna franceze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme