Kadare në Tiranë, Blendi Fevziu ndan foton nga takimi

Tiranë | 18 Dhj 2017 | 20:00 | Nga

Ismail Kadare zakonisht viziton Shqipërinë në verë. I vendosur prej vitesh në Paris, ai bashkë me Elena Kadarenë vijnë në Tiranë për të kaluar muajt e verës, megjithatë duket se kanë bërë një përjashtim.

Blendi Fevziu ka postuar një foto ku shihet me Kadarenë, në ato që na duken shkallët e Juvenilja Castelo-s, vendit të zakonshëm të shkrimtarit në Tiranës.

“Gjithnje kenaqesi te takohesh me te. Ismail Kadare”, shkruan Fevziu në foton me Kadarenë.

Mund të mendonim që është një foto e vjetër, megjithatë pallto tregojnë që gjithsesi kjo nuk është një nga vizitat e verës së Kadaresë në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme