Kanye West shton peshë, Kim e urdhëron të nisë dietën

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 17:29 | Nga

Në çdo dalje publike të saj, kim Kardashian sigurohet që të jetë gjithnjë në super formë, por nuk ndodh e njëjta gjë me bashkëshortin e saj Kanye West.

40- vjeçari duket se kohët e fundit e kanë lënë shumë pas dore dhe ka shtuar mjaft në peshë, por duke pasur përkrah një grua si Kim kjo gjë nuk mund të zgjasë shumë. Bukuroshja 36-vjeçare ka “urdhëruar” bashkëshortin e saj të mbaj një dietë të rreptë për të humbur kilogramët e tepërt që ka marrë. Dhe Kanye nuk e ka “luksin” që këtë kg t’i largojë kur të mundet, por brenda janarit 2018, pa ardhur në jetë fëmija i tyre i katër.

Burime pranë çiftit, shkruan Dailymail, tregojnë se Kanye ka një dashuri rë madhe për ushqimin e yndyrshëm si djathi, pulën e skuqur. Ai është i njohur që konsumon shumë gjatë kohës që qëndron në studio duke punuar.

Besohet se dieta e tij e re nuk do të shkurtojë karbohidratet, por në vend të kësaj do të jetë një punë më intesive në palestër.

Çifti janë bashkë që nga 2014 dhe kanë dy fëmijë, North dhe Saint, e ndërsa janë në pritje të fëmijës së tretë, e cila do të vijë në jetë nga një nënë surrogate në fillim të vitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme