Kastro Zizo: S’kam dashuruar kurrë, dashuria është për varfanjakët

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 13:02 | Nga

Të gjithë e njohim Kastro Zizon si një personazh i cili nuk kursehet për të dhënë mendimet e tij në intervista dhe në postimet në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme këngëtari Kastro Zizo ka qenë i ftuar në Top Show Magazine.

Kastro ka rrëfyer diçka që ndoshta nuk e keni ditur më parë, ai nuk ka rënë asnjëherë në dashuri.

“Nuk kam rënë asnjëherë në dashuri, edhe kur kam bërë dy fëmijët kanë qenë moment impulsive. Ka qenë spazma jo dashuria… Kam përshtypjen se dashuria është fukarenjve, jo në sensin material por në sensin dashuror, njerëzit që dashurohen për mua nuk dua t’i quaj injorantë, por njeri nuk duhet të dashuroj më dhe të jeni të sigurt që për 50 vjet dashuria nuk do të ekzistojë më”, ka bërë ai një deklaratë paksa të çuditshme.

Kastro Zizo ka qenë i martuar me moderatoren e njohur kosovare, Erlehta Hoti, me të cilën ka një fëmijë.

Sikur kishin raportuar mediet rozë, ai ia kishte kumtuar divorcin bashkëshortes së deriatëhershme me anë të një sms-i.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme