Kënga “Albania” u ndalua në Mal të Zi, ky është vendimi i Gencit

Prishtinë | 27 Jan 2018 | 15:41 | Nga

Kënga “Albanian” nga Etnon, Lyrical Son dhe Dj Blunt, njihet si himn i shqiptarëve.

Edhe pse është publikuar vite më parë, “Albania” vazhdon të jetë këngë shumë e dëgjuar kudo që ka shqiptar, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, është njoftuar se Mali i Zi ka ndaluar këtë projekt në televizionet e tij, veprim i cili kishte nxitur reagime të shumta.

Padyshim që të parët që reaguan ndaj këtij veprimi të shtetit fqinjë ishin autorët e këngës, ku Genci ka thënë “Pas shumë paralajmërimeve si duket shteti i Malit të Zi e paska urdhëruar ndalimin e transmetimit te këngës Albanian”, ndërsa Lyrical Son ka thënë se “#Albanian, ju s’mund të ndaloni”.

Së fundi, ishte pikërisht Genci ai i cili ka postuar një fotografi me të cilën ka kërkuar nga shqiptarët që janë në Mal të Zi që t’i dërgojnë video me këngën “Albania” që ato pastaj t’i postojë në llogarinë e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme