Kënga e Linda Halimit shumë e pëlqyer në Holandë

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 14:38 | Nga

Këngëtarja Lindita Halimi muajin e ardhshëm do të prezantojë Shqipërinë në “Eurovision”, me këngën “Botë”.

Por ndërkohë që Linda po përgatitët për performancën e saj në skenën e Eurovizionit, ajo po promovon këngën në shtete të ndryshme. Pak ditë më parë këngëtarja ishte në Amsterdam, ku interpretoi live këngën e saj.

Ndërkohë, duket se vizita e saj në këtë shtet dhe promovimi i këngës kanë ndikuar shumë, pasi publiku menjëherë ka filluar t1% marrë interesim për ta dëgjuar atë.

Ka qenë vet Lindita ajo e cila ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, se kënga e saj “Botë” është renditur e katërta në listën e këngëve më të dëgjuara në Holandë, sipas aplikacionit të famshëm “Spotify”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme