Kënga e Mozzik dhe Veysel, prinë toplistat në Zvicër

Prishtinë | 13 Jan 2018 | 13:09 | Nga

Reperi Mozzik dhe vëllai i tij, Getinjo këto ditë janë larguar nga labeli “On Records”.

Mozzik tashmë ka publikuar projektin e tij më të ri të cilin e solli në bashkëpunim me reperin gjerman, Veysel, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin “Ti amo” dhe dyshja tashmë po gëzojnë sukseset e para të këtij projekti.

Në llogarinë e tij në Instagram, Mozzik ka postuar një fotografi në të cilën ka treguar se kënga e tij dhe Veysel po dëgjohet shumë dhe në shtetin e Zvicrës është e para, duke lënë pas emra të njohur.

Kujtojmë që pas daljes nga “On Records”, reperit i janë fshirë të gjitha këngët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme