Kënga që rrëzon Despaciton nga froni

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 18:45 | Nga

Për të parën herë që nga muaji maj, ka një emër të ri në dhe një këngë të re në Billboard-et amerikane. Mes 100 këngëve më të klikuara, nuk është më ajo që ka kryesuar për muaj të tërë listën e këngëve më të dëgjuara.

Pas 16-javësh në krye të listës – një rekord të tillë e ka pasur Mariah Carey dhe Boyz II Men’s me këngën “One Sweet Day” — Luis Fonsi dhe Daddy Yankee’s me “Despacito” i hapin rrugën Taylor Swift.

Swift me këngën “Look What You Made Me Do” ka grumbulluar më shumë 84.4 milionë klikime në US (më shumë se çdo artiste tjetër femër) dhe më shumë se 53 000 shkarkime vetëm në javën e parë, sipas të dhënave nga Nielsen Music.

Me hyrjen e menjëhershme nga vendi 77-të, Swift tashmë kryeson top listën amerikane të 100 këngëve më të dëgjuara.

Të ngjashme