Këngëtari i njohur krenar për prirjet seksuale: Dua që djemtë e mi të bëhen homoseksual

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 12:13 | Nga

Ricky Martin në vitin 2010 doli hapur përpara gjithë botës dhe pranoi orientimin e tij seksual duke u deklaruar, homoseksual.

Në një intervistë për programin “Popcorn with Peter Travers”, në ABC, këngëtari i njohur kujton me nostalgji atë peridhë.

“Miqtë më thoshin shpesh që të mos flisja për atë që unë isha në të vërtetë, pasi kjo sipas tyre do të ndikonte në karrierën time. Por kur unë shkrova atë letër ne 2010-tën dhe e postova në Tëitter jam ndjerë shumë i çliruar. Që nga ai moment jam më i fortë” ka treguar këngëtari.

Ai gjithashtu ka bërë dhe një deklaratë të fortë në lidhje me binjakët e tij, duke uruar që ata të jenë homoseksualë. “Unë nuk e di, fëmijët e mi janë shumë të rinj, por unë uroj që ata të ishin homoseksual”, tha Martin.

“Kjo është një gjë shumë e veçantë. Ndjeshmëria, mënyra si i shoh gjërat tani, që nuk më duhet më të fshihem në asnjë mënyrë apo formë.

Unë shoh ngjyra. Dhe pastaj e shihni ylberin, e kuptoj pse simboli është ylberi. Është e vërtetë. Gjithçka është e prekshme. Kjo më bën një person më të fortë”- përfundon këngëtari i njohur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme