Këngëtari me origjinë shqiptare në Danimarkë, sjell këngë në gjuhën shqipe

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 09:16 | Nga

Këngëtari me origjinë shqiptare, Jimilian Ismaili, i cili cilësohet si një ndër talentet më të mëdhenj të muzikës në Skandinavi, ka vendosur të sjellë për herë të parë një këngë në gjuhën shqipe.

Burime pranë stafit të ngushtë të 22 vjeçit theksuan se kënga me tematikë verore pritet të publikohet gjatë këtyre ditëve dhe parashikohet të jetë një hit në të gjithë trevat ku flitet shqip si dhe në diasporë.

Nga ana tjetër, i cilësuar si një frymëzim për të rinjtë, Jimiliani ka një repertor të gjere muzikorë. Ndër këngët e tij më të famshme janë: Slem Igen, Sommer Sindssyg, Damer På Lager, Cockblock, Giv Mig Noget, etj, me të cilat ka kryesuar për një kohë të gjatë top listat muzikore dhe njëkohësisht ka fituar disa çmime të rëndësishme, ku vlen të veçohet vlerësimi si artisti më i mirë i Danimarkës me çmimin MTV, shkruan shqipmedia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme