Këngëtarit Majk ia vjedhin veturën “Audi Q-5” (Video)

Prishtinë | 12 Sht 2016 | 16:10 | Nga

Këngëtari Majk ka pasur suksese gjatë verës me publikimin e këngëve të reja duke u bërë hit. Mirëpo me veturën e tij të re të tipit Audi Q-5 të cilën nuk ka kohë shumë që e ka blerë nuk i ka shkuar si duhet.

Persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e parkuar para banese.

Ai tashmë ka mbetur pa veturën e re, e cila në treg ka një çmim prej diku 20 mijë euro.

Siç ka mësuar Ekonomia Online nga burime anonime ditë më parë i është vjedhur vetura Audi Q-5 e parkuar para banese.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar vjedhjen e veturës së këngëtarit Majk të cilët janë në kërkim të personave tashmë të panjohur dhe duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij e tipit Audi Q-5 me targa vendore. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orës të Policisë së Kosovës.

https://www.instagram.com/p/BKBchHjAYqo/?taken-by=majkaveli&hl=en

https://www.instagram.com/p/BJSi9NcgJUJ/?taken-by=majkaveli&hl=en

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme