Këngëtarja shqiptare në top listat e Danimarkës (Video)

Prishtinë | 15 Pri 2017 | 14:02 | Nga

Argjentina Aslani me hitin e saj “Deadline” ka arritur në majat e top listave në Danimarkë.

Këngëtarja 20-vjeçare Argjentina Aslani me origjinë nga Tetova publikon hitin e saj “Deadline” dhe për një kohë të shkurtër ka arritur majat e top listave ne Danimarkë.

Në moshën 16-vjeçare Argjentina pati mundësinë për t`u regjistruar në qendrën e komunitetit lokal në “Ghettområdet Folehaven” në periferi të Valby, ku ajo u rrit, dhe pastaj filloi të përqendrohet në një karrierë si këngëtare.

Që atëherë, ajo ka gjetur një bazë solide me produksionin “CFE”, i cili është gjithashtu përgjegjës për prodhimin e këngës “Deadline”, shkruan Metro.

Dëgjoni më poshtë projektin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme