Këshilla që Jolie ua thotë çdo ditë vajzave të saj

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 19:00 | Nga

“Në jetë rëndësi ka ajo çfarë ju mendoni dhe mënyra se si ju logjikoni, dhe jo mënyra se si dukeni fizikisht. Është e nevojshme që ju të zbuloni atë që realisht jeni, çfarë mendoni dhe për çfarë luftoni. Eshtë gjithashtu e nevojshme që ju të luftoni për veten, por edhe për të tjerët dhe të drejtat e tyre. Nëse i shërben të tjerëve, atëherë ia vlen të jetosh”.

Kjo është këshilla që aktorja e famshme u jep çdo ditë vajzave të saj.

Bëhet fjalë për Angelina Jolie, e cila në një intervistë për Elle ka zbulluar detaje të marrëdhënies së saj me vajzat Shiloh, Zahara dhe Vivienne.

Që pas ndarjes nga aktori Brad Pitt, Angelina i është përkushtuar totalisht fëmijëve të saj, duke theksuar se për momentin nuk ka nevojë për një partner të ri në jetën e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme