“Këtë personazh shqiptar s’duhet ta humbni në Instagram”

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 19:39 | Nga

50 pyetje, rubrika e fundit e emisionit Prive përmban goxha detaje të cilave nuk është keq t’iu kthehemi kohë pas kohe.

Një prej intervistave më interesante të këtij formati ishte ajo me prezantuesin e NiN, Alaudin Hamiti që për Maki Bajramin shpalosi shumë nga jeta private, preferencat, qëndrimet mbi çështje të caktuara dhe puna në televizion për mbi një dekadë.

Në mes tjerash, krahas pasioneve, Alaudini zbuloi personazhin shqiptar që në këndvështrimin e tij, duhet ndjekur gjithsesi në Instagram.

Fjala është për Emina Çunmulajn, modelen e cila i ka vënë një barrierë të madhe paragjykimeve dhe stereotipeve duke ekspozuar gjithmonë dy anët e medaljes nga përditshmëria e saj.

Besojmë se mbi Eminan, që bën jetë të thjeshtë edhe pse me miliarder në krah, pajtohemi të gjithë në konstatimin e Dinit. Ndiqni përgjigjet tjera më poshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme