Këto janë këngët e albumit të Elvana Gjatës

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 12:15 | Nga

Këngëtarja e njohur, Elvana Gjata ditë më parë ka publikuar albumin e saj me të ri “3”.

Ajo promovoi këngët e saj më të reja në ditën e ditëlindjes së saj duke i kënduar live në një koncert shumë privat në Tiranë me vetëm 100 të ftuar special.

Këto këngë, që shumica janë balada shumë të ndjera e sjellin Elvana Gjatën në bashkëpunim me kantautorin e njohur shqiptar, Pirro Çako.

Ky bashkëpunim vjen pas shkëputjes përfundimtare të Gjatës me Flori Mumajesin dhe Threedots, me të cilët bashkëpunoi për një kohë shumë të gjatë, njofton Klan Kosova.

Të gjitha këngët e albumit të ri të Gjatës janë shkruar dhe kompozuar nga Pirro Çako që njihet për balada shumë unike që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare.

Por Gjata këtë herë vjen edhe si tekstshkruese.

Ajo ka shkruar tekstin e këngës së saj “Më Fal” derisa ka shkruar bashkë me Çakon tekstet e këngëve “Veç një pikë”, “Gjërat kanë ndryshuar” dhe “Xheloz”.

Tashmë këto këngë janë publikuar në faqen zyrtare të këngëtares në Yotube të cilat i gjeni më poshtë, njofton Klan Kosova.

Këngëtarja ka zbuluar edhe se pse albumi i saj mban emrin “3″. Ajo ka thënë se arsyeja është se numri 3 është numri i saj me fat dhe se sipas saj, ky numër është hyjnor.

Këngëtarja e shumë hiteve e që pëlqehet shumë, kohët e fundit ka vendosur që karrierën ta vazhdojë edhe në SHBA duke kërkuar kështu të futet edhe në tregun ndërkombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme