Khloe Kardashian refuzon të rikthehet me Lamar Odom

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 09:42 | Nga

Lamar Odom dha një intervistë ku u shpreh se dëshiron që të kthehet sërish me Khloe Kardashian, edhe përse shkurorëzimi i tyre sapo u finalizua.

Por në fakt, Khloe është tepër e lumtur në krahët e Tristan Thompson, basketbollistit që qëndron prej disa muajsh përkrahë saj. Khloe po planifikon të ardhmen me Tristan, ndërsa Odom nuk mendon se ai është mashkulli i duhur për Khloe.

Por, Lamar është i sigurt që ish gruaja do të zhgënjehet sërish. Një burim shprehet “Lamar dëshiron që Tristan Thompson të kuptojë se ai është plotësisht i dashuruar me Khloe, dhe ka ende gjëra të papërfunduara me të. Lamar nuk dëshiron të mos tregohet i respektueshëm ndaj lidhjes së Khloe me Tristan, por ai mendon që edhe ky është njësoj si James Harden dhe French Montana. Thjesht një mashkull që mban vendin e tij, derisa ai kthehet”.

Sidoqoftë, pavarësisht mendimit që mund të ketë Odom, Khloe është vërtetë e dashuruar e dashuruar me Tristan, ajo madje është zhvendosur në shtëpinë e tij në Cleverland. Khloe Kardashian ka thënë se dëshiron të bëhet nënë sa më shpejt, por askush nuk e dinte që në planet e saj është edhe Tristan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme