Kidman iu kërkon amerikanëve ta mbështesin Trumpin

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 22:57 | Nga

Amerikanët duhet ta mbështesin presidentin e zgjedhur Donald Trump. Ky është mesazhi që ka dhënë Nicole Kidman teksa po fliste për një emision të “BBC Two”, ku promovoi filmin e bazuar mbi një histori reale “Lion”,të cilin e përshkroi si një “letër dashurie për nënat dhe fëmijët”.

Në këtë film, aktorja e Hollivudit luan rolin e një gruaje australiane, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, adoptojnë një djalë të humbur indian të quajtur Saroo.

Ndërkohë gjatë intervistës, gazetarja Derbyshire solli në qendër të vëmendjes dyshtetësinë australiane-amerikane të aktores. Gjithashtu theksoi se ajo kishte votuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Kam qenë gjithnjë e rezervuar në komentet politike. Nuk e kam bërë kurrë këtë në lidhje me Amerikën apo Australinë. Jam më shumë e përqendruar te çështjet bazë”, u shpreh Kidman.

“Tashmë mund të them se ai është zgjedhur dhe ne të gjithë, si vend, duhet të mbështesim cilindo president, sepse kjo është baza mbi të cilën qëndron një vend. Çfarëdo që të themi, kjo gjë ndodhi tashmë, ai është aty dhe le ta lëmë të punojë”, ka shtuar aktorja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme