Kim dhe West mirëpresin fëmijën e tretë, ua bëri dikush tjetër

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 19:06 | Nga

Çifti i njohur Kim Kardashian dhe Kanye West janë bërë prindër për herë të tretë.

Vajza e tyre e tretë erdhi në jetë nga një nënë zëvendësuese.

Lajmi u bë i ditur nga vet Kardashian-West, e cila publikoi një shkrim në sajtin e saj zyrtar.

Vajza e vogël lindi të hënën, më 15 janar, në orën 12:47, peshon shtatë kilogramë, dhe e gjatë është 6 centimetra.

“Kanye dhe unë jemi të lumtur për të njoftuar ardhjen e vajzës sonë të shëndetshme dhe të bukur,” shkroi Kim Kardashian në një post të titulluar “Ajo është këtu!”

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për zëvendësuesen tonë, e cila i bëri ëndrrat tona të realizuara me dhuratën më të madhe që mund të na jepej, si dhe mjekët dhe infermierët tanë të mrekullueshëm për kujdesin e tyre të veçantë”.

E sapoardhura në jetë e bën plotë pesë anëtarëshe familjen West; ajo bashkohet me vëllanë e madh Saint, dy vjeç, dhe motrën e madhe North, katër vjeç e gjysmë.

“North dhe Saint janë veçanërisht të entuziazmuar për të mirëpritur motrën e tyre të re” shtoi Kardashian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme